Orges Shehi i bën pagëzimin e ri Tiranës: Do bëhet si Liverpuli, nuk duhet t’i fitojë të gjitha

Tirana ka arritur të marrë fitoren e gjashtë rresht në Superiore me Egbon në krye. Ecuria pozitive ka nisur që në triumfin e gjetur në derbi, atje ku bardheblutë kanë fituar në shifrat 1-2 ndaj Partizanit. Që nga ajo kohë ky ekip nuk ka lënë asnjëherë pikë rrugës, duke fituar kundër të gjithëve.

I ftuar në “Sport News” që transmetohet në “News24”, Orges Shehi i bën edhe një pagëzim të ri Tiranës nëse vazhdon dhe mban këtë ecuri. Trajneri dhe figura e njohur sportive në vend është shprehur se nëse do të ketë sërish vetëm fitore nga bardheblutë, atëherë do të bëhet si Liverpuli.

“Tirana ka bërë 6 fitore rrjesht, nuk mbaj mend një ekip tjetër përveç Skënderbeut në kohët e veta. Është një skuadër që po luan mirë dhe shumë e thjesht. Shoh 4 mbrojtësa që qëndrojnë aty dhe Doka merr shumë inisiativ. Më pëlqen se janë një ekip që po i japin hapësira të rinjve që premtojnë. Sot kishin pak vështirësi. Teuta i vendosi në vështirësi me presion lartë. Teuta ka sulmues shumë të shpejtë siç u pa. Për ta mbyllur Tirana bëri një ndeshje shumë të mirë dhe mori një fitore të rëndësishme. Sigurisht Tirana nuk duhet t’i marrë të gjitha fitore sepse po i mori do të bëhet si Liverpooli. Mendoj se është një nga skuadrat kryesore për të rivalizuar deri në fund”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online