VIDEO/ Nëse Ajnshtajn do ishte futbollist! Shihni çfarë bëri 36-vjeçari Luka Modriç, kroati mori zvarrë lojtarët e PSG nga porta në…portë

Nëse Ajnshtajni do t’i përkiste kohës tonë dhe do të ishte futbollist, padyshim që do të quhej…Luka Modriç. Për të shuar të gjitha dyshimet e ngritura mbi moshën dhe eklipsimin, ndeshja e sotme ndaj PSG ishte prova më e mira e kroatit për të treguar se yjet e këtij kalibri qëndrojnë ende lart në qiell.

Thjesht fantastik në fitoren e arritur ndaj PSG. E gjithë mesfusha i përkiste këtij lojtari që tregoi inteligjencën maksimale për të mposhtur kundërshtarët. Por në golin e dytë të Realit të Madridit, është thjesht një çmenduri puna e Modriç.

Një vrapim me top nga porta në portë, duke i tërhequr zvarrë lojtarët e PSG. Në fund jep edhe pasimin perfekt që u shndërrua në asist për Benzeman, duke e thyer gjithë mbrojtjen e francezëve për të qenë…një lëvizje para. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online