VIDEO/ Në vendin ku askush nuk e priste, Armando Sadiku flet për herë të parë: Jam pjesë e këtij projekti të madh

Armando Sadiku ka habitur publikun shqiptar me lëvizjen e tij të fundit. Dy ditë më parë, sulmuesi kuqezi njoftoi se tashmë është bërë pjesë e ekipit Bolivar në Bolivi, shtet që ndodhet në Amerikën e Jugut. 29 vjeçari aktivizohej tek Erzurumspor në Turqi, ku nuk arriti të shënojë asnjë gol. Ky transferim shihet si një mundësi e madhe nga bomberi shqiptar, që synon të fitojë tituj me këtë skuadër.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Armando Sadiku, lojtari i Bolivarit. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e kësaj familje të madhe dhe këtij projekti të madh. Shpresoj se këtë vit do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Le të bëhemi gati, shkojmë Bolivar”, ka thënë Sadiku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online