“E vendos vetë se kë fut dhe heq nga formacioni”, “Tirona Fanatics” reagon kundër Refik Halilit

Tirana ka humbur me shifrat 0-1 kundër Laçit duke e mbyllur thuajse tërësisht me objektivin e saj për t’u rinkonfirmuar si kampione e Superiores. Por më tepër sesa vetë rezultati ajo që ka tërhequr vëmendje gjatë ditës së sotme ishte panorama e ofruar përpara kësaj përballje.

Nevil Dede është larguar nga stadiumi përpara nisjes së ndeshjes. “Supersport” raportoi se arsyeja ishte fakti se trajneri kishte zgjedhur Kukën në formacion, ndërsa Halili kërkonte sigurinë me Danson.

Asgjë më tepër nuk është mësuar nga mos marrëveshja mes të dy palëve, por ajo që dihet me siguri është se Dede quhet ish-trajneri i Tiranës. Së fundmi një reagim ka ardhur nga “Tirona Fanatics” duke dalë kundër presidentit të klubit, Refik Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online