VIDEO/ Në Turqi i bëjnë jehonë golit në debutim të Arbnor Mujës: U lut para se të futej në fushë dhe pastaj shënoi

Arbnor Muja ka pasur një debutim ëndrrash te Samsunspori. Pak ditë pas transferimit, lojtari shqiptar u grumbullua për ndeshjen kundër Antalyaspor, e fituar në shifrat 2-0. Muja do të aktivizohej në minutën e 70 të takimit.

Teksa ishte mbyllur koha e rregullt, pas një pasimit të mrekullueshëm të shokut të ekipit, sulmuesi shqiptar dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën. Një trepikësh me shumë vlerë ky për Samsunspor, që po lufton për të qëndruar në kategori. Ndërkohë në mediat turke i është dhënë një jehonë golit të Mujës edhe për faktin se lojtari shqiptar u lut në stol, pak para se të shkelte fushën e blertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online