E turpshme/ Modriç, Anceloti dhe gjithë Reali i kërkuan t’i linte penalltinë Arda Guler, Joselu doli kundër të gjithëve dhe gaboi 11-metërshin

Të shtunën, Real Madrid e mposhti Gironën me rezultat 4-0 në javën e 24-të të La Ligës spanjolle dhe në qendër të vëmendjes ishte mesfushori turk Arda Guler, i cili fitoi një penallti në fund të ndeshjes. Madje mori leje nga Carlo Ancelotti për ta ekzekutuar, por më pas ndodhi një situatë e papritur.

Arda Guler ka shkuar menjëherë drejt topit kur arbitri ka treguar pikën e bardhë. Joselu e kishte marrë tashmë topin dhe nuk i interesonte fakti që i gjithë ekipi i kërkonte që ta gjuante Guleri penalltinë. Madje Ancelotti i dha dritën jeshile Gulerit për të ekzekutuar penalltinë, por ai që nuk pranoi ishte Joselu.

As Luka Modric, i cili në atë moment mbante shiritin e kapitenit, nuk arriti ta bindë Joselu-n që të dëgjojë trajnerin dhe skuadrën. Në fund, Joselu humbi penalltinë dhe Guler shkoi për ta ngushëlluar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online