Fjalët kuptimplota të trajnerit të Rumanisë U-21! Legia po kërkonte dhe nuk gjeti një tjetër lojtar në Shqipëri për të zëvendësuar Muçin, e piketon në Serbi

“Kur një lojtar si Albion Rrahmani të jep rendimentin, normalisht shikon në atë zonë. Mbaj mend Petroluliun me Hamza Younes. Ai pati një rendiment shumë të mirë, pastaj pasuan 7-8 transferime të tjera nga ajo zonë.

Unë kam qenë i vetmi rumun në Turqi në vitet 2002-2003. Luajta futboll fantastik, fituam kampionatin. Vitin tjetër, erdhën nëntë lojtarë rumunë. Të gjitha skuadrat në Turqi kërkonin lojtarë rumunë. Rapidi transferoi Hasanin dhe Krasniqin”, kështu u shpreh trajneri i Rumanisë U-21, Daniel Pancu.

Ky i fundit shpjegoi kryesisht transferimin e Florent Hasanit drejt Rumanisë. Kur një lojtar shqiptar bën mirë në një kampionat të huaj, shtron rrugën edhe për lojtarët e tjerë nga e njëjta zonë. E njëjta gjë funksionon edhe me Ernest Muçin.

Një gazetar nga Polonia është shprehur se Legia mund të kërkojë një tjetër lojtar nga Shqipëria për të zëvendësuar Muçin. Por për shkak se në këtë moment nuk ekziston një futbollist me potencialin për të shkuar direkt te Legia e Varshavës, këta të fundit e kanë piketuar zëvendësuesin e shqiptarit te Partizani i Beogradit, 20-vjeçarin, Samed Bazdar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online