VIDEO/ Në stadiumin e Camp Nou, lojtari i Real Madridit përdor vetëm dy fjalë për t’u tallur me Barcelonën pas fitores 0-4

Te Real Madrid, ashtu siç pritej, janë ngazëllyer pas fitores së madhe dhe arritjes në finalen e Kupës së Mbretit. Los Blancos festuan në shtëpinë e rivalit të tyre më të madh, me rezultatin e thellë 0-4. Pak orë para ndeshjes, Barcelona ka publikuar një video motivuese me një mesazh të qartë: “Po vjen një epokë e re dhe është e Blaugranës”.

Kaq mjaftoi dhe kundërpërgjigja e madrilenëve ishte me ironi therëse. Kur po ecnin drejt autobusit pas ndeshjes, Dani Ceballos nuk humbi rastin të tallej me Barcelonën për shkak të sloganit të tyre. “Epokë e re, epokë e re”, bërtiti Ceballos teksa po ecte drejt autobusit të klubit. Gjithçka e bënte me një buzëqeshje në fytyrë, gjë që tregon qartë se i pëlqente të tallet me rivalët e tij pas fitores 0-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online