Manchester United është ekipi më i ndjekur nga tifozët në Premier League, por është befasuese skuadra që ndodhet në vendin e dytë

Premier League aktualisht është kampionati më i mirë në botë dhe përveç kësaj, ata janë ndër më të mirët për sa i përket marketingut, por edhe kur vjen puna për të thithur tifozët në stadium. Mediat e ishullit nxorrën një informacion interesant për sezonin aktual. Manchester United është skuadra e parë që ka arritur numrin e miliona shikuesve në stadium këtë sezon. Ndeshjet e United këtë sezon i kanë ndjekur mesatarisht 73.913 shikues, ndërsa kapaciteti i stadiumit zyrtarisht është 74.310, që sigurisht është një e dhënë fantastike.

Është interesante se West Ham është në vendin e dytë në këtë listë. Gjithsej 936,874 spektatorë ndoqën ndeshjet në shtëpi të Hammers këtë sezon. Arsenali është në vendin e tretë në këtë listë me 903.073 tifozë dhe është e sigurt se deri në fund të sezonit Arsenali do të përmirësojë rekordin sepse është në një situatë të mirë në luftën për titull. Sipas kësaj statistike, Tottenham është në vendin e tretë, Manchester City në vendin e katërt dhe Newcastle në vendin e pestë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online