VIDEO/ Në momentin që të gjithë prisnin largimin, Eraldo Çinari lë shenjë edhe në kampionat me Samsunspor

Eraldo Cinari u cilësua si i larguar nga Samunspori pas dështimit që të shprehi në fushën e lojës më të mirën e tij. Sulmuesi shqiptar nuk kishte fare impakt deri tani dhe për këtë arsye largimi ishte thuajse çështje e mbyllur.

Por në miqësoren e fundit kundër Rapidit të Bukureshtit, në atë fitore me shifrat 3-1, Cinari do të shënonte dy gola. Disi konfuz për këtë rast, drejtuesit e mbajtën ende dhe më shumë minuta i është dhënë në ndeshjen e sotme të kampionatit.

Sulmuesi u aktivizua në minutën e 58 në transfertën kundër Balikespor. Në golin e dytë ishte protagonist pasi mori krahun me shpejtësi për të shërbyer Oztekin, që i vetëm përballë portierit, zgjodhi që t’ia fali golin Fofana. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *