“Jemi të befasuar”! Tottenham-i zhgënjehet me shtyrjen e ndeshjes ndaj Arsenalit: Ne na skualifikuan nga Conference League

Ndeshja mes Tottenham-it dhe Arsenalit e planifikuar të luhej ditën e sotme u shty në kohë për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Ky fakt nuk i ka pëlqyer skuadrës së Tottenham-it, të cilët donin të luanim me patjetër pasditen e së dielës. Me një deklaratë zyrtare Tottenhami ka akuzuar Federatën e Anglisë se vepron më dy standarde. Më parë londinezët kishin kërkuar t’iu shtyhej ndeshja ndaj Leiçesterin, por që u refuzua nga kjo e fundit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se derbi i Londrës së Veriut kundër Arsenalit është shtyrë. Kjo erdhi si pasojë e një kërkese të Arsenalit në Federatën e Anglisë, bazuar në rastet me COVID-19, dëmtimeve të lojtarëve dhe largimet e lojtarëve në Kupën e Afrikës. Jemi jashtëzakonisht të befasuar që kjo kërkesë është miratuar. Ne vetë u skualifikuam nga Conference League pasi një numër i konsiderueshëm i rasteve të COVID na detyronte të ndërronim datën dhe kërkesa jonë për të shtyrë ndeshjen në kampionat ndaj Leiçesterit u refuzua”, shprehen të indinjuar Spurs-at në deklaratën zyrtare në “Twitter”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online