VIDEO/ Në fushë edhe kundër Juventusit, Rei Manaj shijon trofeun e parë me Barcelonën

Rei Manaj e ka mbyllur më së miri këtë sezon parapërgatitor me Barcelonën. Ftesa për të debutuar me ekipin e parë u shfrytëzua në maksimum nga sulmuesi shqiptar, i cili u kthye në njeriun gol në ndeshjet e para për katalanasit. Minuta për të pati edhe në përballjen e sotme kundër Juventusit, ndaj të cilit ekipi blaugrana mori një fitore 3-0.

Megjithëse nuk arriti të tundë rrjetën e bardhezinjve, Rei Manaj shijon në fund trofeun e parë me Barcelonën. Kupa Joan Gamper i takon pikërisht gjigantëve spanjollë, të cilët e merituan tërësisht përballë Juventusit. Detyrën e tij në fushë e ka përmbushur me sukses, tashmë 24-vjeçarit shqiptar i mbetet të ulet e të mendojë i qetë zgjedhjen më të mirë për karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online