VIDEO/ Dortmundi ka varësi nga “djaloshi magjik“, shkatërrohet me goleadë nga ekipi që vjen nga Bundesliga 2

Borusia e Dortmundit duket se e ka humbur busullën këto javë. Verdhezinjtë nuk po bindin aspak dhe kjo pasqyrohet qartë në rezultatet e marra. Në 5 ndeshjet e fundit gjermanët numërojnë vetëm 1 fitore, ndërsa shihet se u mungon goli. Dortmund ka krijuar varësi nga “djaloshi magjik“, Erlind Haland, i cili prej disa kohësh nuk mund të luajë në fushë për shkak të një dëmtimi.

Ndërkohë ecuria negative vijoi edhe në ndeshjen e sotme, aty ku u shkatërrua me goleadë nga Shtutgarti. Ekipi që sezonin e shkuar ishte pjesë e Bundesliga 2 ka mposhtur me shifrat 1-5 verdhezinjtë, të cilëve u mungoi shumë talenti i tyre norvegjez në zonën kundërshtare për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën me golat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noob_fcb/status/1337797961938575362

https://twitter.com/grandesligas_/status/1337789281587367938

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online