VIDEO/ Në 5 minutat e debutimit zyrtar nxehu motorrët, Broja tund rrjetën një ditë më pas

Huazimi te Viteshe duket vendimi më i mirë që Armando Broja mund të merrte. Në aq kohë sa ka pasur mundësinë të zbresë në fushë ka treguar gjithë potencialin e tij, duke premtuar një sezon të mbushur me gola dhe që mund t’i sjellë një vend në “Stamford Bridge“.  Dje erdhi edhe debutimi zyrtar në elitën e futbollit holandez. Vetëm 5 minuta në fushë dhe talenti kuqezi shpalosi klasin e tij, duke dribluar lehtësisht kundërshtarët.

Koha ishte e pamjaftueshme për të gjetur golin, por sulmuesi shqiptar e ka përfunduar sot, një ditë më pas, atë që nisi ditën e djeshme. Broja duket se nxehu motorrët në takimin me Ëallëijk në Eredivise, teksa një ditë më pas ka tundur rrjetën në ndeshjen miqësore që Viteshe ka zhvilluar kundër Utrecht.

Rezultati përfundimtar shënoi 1-2 për verdhezinjtë, ndërsa Broja shënoi golin e dytë në minutën e 78. Sot ishte skena për atë që shihet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare, teksa është treguar i rrezikshëm jo pak herë gjatë takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online