“Çfarë po bën, idiot”! Ndeshja e parë pas paqes me Barçën e gjen Mesin me nerva

Lionel Mesi ka bërë paqe me klubin ku ka luajtur që prej 2 dekadash dhe ditën e shtunë luajti edhe ndeshjen e parë pas “armëpushimit“. Barcelona zhvilloi një miqësore me Nastic, të cilën e fitoi duke shënuar 3 gola. Një detyrë e vështirë i ishte caktuar lojtarit Javier Ribelles, i cili duhej të ndalte 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Megjithëse një miqësore, Ribelles e dinte se për të shmangur një goleadë duhej të bllokonte argjentinasin dhe mënyra më e sigurt ishin goditjet në këmbë. Kjo ka sjellë edhe nervozizmi ne Leo Mesit, që nuk ka duruar dot më gjatë dhe i është kther kundërshtarit me fjalët: “Çfarë po bën, idiot?! A ke ndërmend të ndalosh së më godituri gjatë gjithë kohës”? Është vetë Ribelles që zbulon reagimin e yllit të Barcelonës për “Chiringuito”, ndërsa përgjigja e tij ishte se kishte të bënte me më të mirin në botë dhe nuk gjente dot mënyrë tjetër për ta ndalur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online