“Jemi pretendentë për titull”, Arapi ka një kusht për Teutën: Me Granadën ndeshje që nuk humbet, të mos luajmë si inferior

Koha kalon shpejt dhe vetëm 3 ditë i ndajnë ekipet e Superiores nga ndeshja që do të vulosi ecurinë në Europë. Teuta do të ketë përballë në “Niko Dovana” një skuadër dukshëm superiore në cilësi dhe buxhet si Granada, që luan në elitën spanjolle e ku mat forcat me emra si Barcelona apo Real Madrid.

Megjithatë kjo nuk i pengon durrsakët që të ëndërrojnë. Futbolli ka treguar se nuk ka të pamundura në fushën e lojës dhe kaq mjafton për të hyrë në fushë me mentalitetin lart. Në një prononcim për “Supersport”, Renato Arapi tregon se kushti për skuadrën e tij është të mos luaj si inferior. Më tej kapiteni i “djemve të detit” kthehet edhe nga kampionati shqitpar, ku është i mendimit se do të jenë pretendentë për titullin kampion të Superiores.

“Ne të gjithë i dimë vlerat e kampionatit spanjoll dhe të ekipit të Granadës, që është shumë i fortë. Megjithatë kjo nuk na heq ne të drejtën që të hyjmë në fushë për të bërë maksimumin, por me kushtin që të mos luajmë si inferior. Kjo është nga ato ndeshje, që sido që të shkojë rezultati, nuk humbet, pasi të mbetet në memorie dhe shpresoj që të na mbetet në kujtesë për mirë.

Ekipi ka shumë cilësi dhe harmoni, ndaj unë personalisht besoj se do jemi pretendentë për titullin kampion këtë sezon”, ka thënë Renato Arapi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online