VIDEO/ Ndodh pas ndeshjes mes Chelsea-Totenham! Tuchel dhe Conte përfundojnë në “sherr rruge”, shtrëngimi i duarve i dërgon në konfrontim fizik

Shumë emocione dhe përplasje mes trajnerëve janë dhuruar në ndeshjen mes Chelsea dhe Totenham. Gjithçka nisi që në golin e parë të Totenham, teksa në krahun e Chelsea kërkuan anulimin e tij për një prekje të topit me dorë. Arbitri nuk mendoi kështu, ndërsa pas festës së Contes para fytyrës së Tuchel, ky i fundit reagoi po kaq i irrituar.

Një gol i barazimit në minutën e fundit do ta rriste sërish adrenalinën. Kur mendohej se në fund do të kishte paqe, nuk rezultoi kështu. Shtrëngimi i duarve që i kaloi në konfrontim fizik dukej më tepër si një takim që i përket djelmoshave në rrugës, kurrsesi dy trajnerëve. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online