VIDEO/ Momenti i debutimit të Armando Brojës në Stamford Bridge, por i mësohet e ardhmja gjatë ndeshjes me Totenhemin

Chelsea ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Totenham në një ndeshje dramatike. Sa i përket Armando Brojës, ndryshe nga Evertoni, sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 89. Asnjë hapësirë për të mbërritur në kontakt me topin dhe për të lënë gjurmën e tij në kaq pak minuta.

Tuchel nuk e llogariti për ta aktivizuar më herët as në momentet kur ndeshja ishte në barazim, aq më tepër kur ishin në fitore. Ndërkohë në majën e sulmit po vazhdon eksperimenti me Sterling. Për këtë arsye mund të thuhet se e ardhmja e Brojës mund të jetë larg Chelsea.

Pavarësisht debutimit me Tuchel në Stamford Bridge, gjatë ndeshjes me Totenhemin ka dalë një zhvillim i ri. Mediat britanike raportojnë se Chelsea po kërkon sulmuesin e Everton, Gordon, që kushton 50 milionë euro dhe Armando Broja si dëshira e Lampard mund të jetë pjesë e marrëveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online