Në futboll ndodh që dhe të humbasësh raste në një ndeshje. Disa herë nga mungesa e fatit, apo dhe nga mungesa e aftësisë, por ka dhe raste që nuk mund t’i gjesh arsye. Në këtë kategorinë e tretë do të klasifikohen të gjitha ato raste si të sulmuesit të Kaenit.
Kasimir Ninga ka shpërdoruar një mundësi në kufijtë e absurdes në ndeshjen e fundit me Renes. Lojtari nga Ccadi doli i vetëm me portën e boshatisur në zonën e 5-metërshit, por duket mjaft e vështirë për ta kuptuar se si dreqin i ka rënë topit që nuk e çoi në rrjetë. Ishte minuta e 33-të dhe rezultati ishte 0-0, por në fund skuadra e tij u mund 1-2.
I tillë është futbolli, por atë gol mund ta kishte shënuar dhe një amator, apo një fëmijë. Pasi të shihni këtë rast, nuk besojmë se do të mërziteni nëse ndonjë prej lojtarëve tuaj të skuadrës së zemrës humbet ndonjë rast, pasi si ky nuk do të jetë!