VIDEO | Ndodh në Bundesliga 2, portieri bëhet “golashënues”

0

Kemi parë shumë gola interesant në vitet e fundit nga portierët. Kujtojmë këtu që një edicion më parë Benevento arriti që të merrte pikën e parë në Seria A, falë golit të portieri Alberto Brijnoli. Po ashtu dhe në Shqipëri Shpëtim Moçka arriti që të shënonte po në sekondat e fundit të ndeshjes me Teutën.

Goli i radhës nga një gardian këtë herë vjen nga Gjermani, më saktë nga Bundesliga 2. Në ndeshjen mes Heidenheim dhe Union Berlin, ishte portieri i kësaj të fundit që i dha një pikë me shumë vlerë skuadrës së tij.

Rafal Gikievic e pa të arsyeshme që të linte zonën e tij, normalisht dhe me lejen e trajnerit, për të ndihmuar në sulm, kur kishin mbetur dhe pak sekonda nga fundi. Dalja e tij rezultati produktive, pasi devijimi i tij me kokë ndryshoi fatin e takimit. Ndonjëherë duhet dhe pak guxim, por dhe pak fat!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.