VIDEO/ Ndizet “raketa” Roshi në Rusi, futbollisti kuqezi shënon me gjakftohtësi për Akhmat Groznyn

Akhmat Grozny është duke marrë një fitore me shifrat 0-2 në transfertën kundër Arsenal Tulas. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe futbollisti shqiptar, Odise Roshi. “Raketa” e Shqipërisë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes. Fillimisht ishte Kharin në minutën e 15 një shënon në mënyrë mjeshtërore me parabël, për t’i lënë më pas në minutën e 22-të vendin Roshit.

Gjyqtari do të akordonte një 11 metërsh dhe në pikën e bardhë të penalltisë do të shfaqej pikërisht mesfushori kuqezi. I qetë dhe i sigurt, Odise Roshi tregohet gjakftohtë dhe e dërgon topin në cepin e portës, duke mposhtur kështu portierin, i cili zgjodhi të hidhej në krahun e kundërt. Me këtë rezultat Grozny është duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë, teksa në këtë mënyrë shkëputen 4 pikë larg zonës së ftohtë. Ndërkohë kujtojmë se ky ishte goli i 6 për Roshin në kampionat, ku numëron edhe 1 asist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online