“Kemi talente më shumë se Brazili”, Kola këshillon brezin e ri: Llastohen, të mbyllin gojën e të bëjnë stërvitje

0

Tirana po është afër të preki titullin kampin dhe për këtë padyshim që merita ka edhe trajneri Egbo. Ky i fundit ka provuar vetëm njëherë humbjen me bardheblutë, duke rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm. Megjithatë kritikat nuk kanë munguar as kur rezultatet flasin për të, duke e quajtur si një “trajner portierës”.

Në mbojtje i del këtë herë edhe një nga ikonat e Tiranës, Agustin Kola. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “RTV Ora” me gazetarin Altin Sulçe, ku shprehet se Egbo ka merita të mëdha si trajner, madje duke thënë se tashmë kreu i pankinës së bardhebluve është bërë një “tironc” me 20 vitet që ka në kryeqytet. Një tjetër temë e prekur është ajo e rracizmit, që sipas Kolës nuk ekziston në Shqipëri. Më tej ish-futbollisti i njohur flet edhe për talentet e shumtë që vendi ynë prodhon, për të ciëlt jep edhe këshillën e tij për të arritur suksesin.

“Tirana vetëm malore ka parë këto kohët e fundit. Me ardhjen e Egbosë, ka merita shumë ai trajner. Ai është bërë edhe “tironc“, ka 20 vite në Tiranë dhe ka luajtur për Tiranën. Ka qenë shumë afër ekipit e njeh mentalitetin dhe lojën e ekipit. Ka merita. Është një punë e mirë te Tirana. Ka muaj që nuk është marrë fare me Federatën, sheh punën e vetë. Shoh ekipe që thonë e ka fajin Federata, e ka fajin ky apo ai.

Trajner portierësh? E kam dëgjuar edhe herë të tjera. A është futbollist? A quhet lojtar? Më fal por portieri është pjesë e futbollit. Si portrier, si sulmues, si mbrojtës pjesë e futbollit janë. Tirana e meriton titullin kampion. Ka qenë ekip i organizuar. E nisi mirë, pati problemet e veta me ndërrimet e trajnerëve dhe tani arriti deri këtu.

Kupat e Europës? Unë them problemi i parë është kampionati. Me 99% mendoj Tirana e fiton titullin. Të mbarojë ky sezon, t’i japin një kënaqësi këtyre tifozëve. Lajmë gjynahet e atij kampionati që ramë nga kategoria në këtë jubile.

Partizani pas titullit që mori e lëshoi vetë kampionatin, kjo u pa që në fillim. Kukësi në këto pozita ka qenë gjithmonë. Vitet e fundit ka qenë në pozita të mira. Është ekip i organizuar, ekip që ka luajtur futboll. Për Tiranën nuk diskut/ohet që ka meritë edhe presidenti Riti, sepse u bë vite që shpenzon për atë ekip. Celësi i Tiranës? Tirana sheh punën e vetë, mblidhet aty në grup, në familjen e vetë. Ne gjithmonë nuk jemi marrë me problemet e të tjerëve, kemi parë punën tonë.

Me ardhjen e Egbosë ne kemi shumë lojtarë të huaj dhe gjetën një mbështetje te ai. Këtë e kam provuar edhe unë kur shkova te Tirana në 2009. Atë kohë kishim një Toni Pezo. E kishte sjellë kroati. Gjeja e parë që bëra, se e pashë të mërzitur, e mora dhe i thashë mua më ke njësoj si ai. I dhashë afrimitet. Egboja këtë ka bërë me këta lojtarë. Ju e keni parë që këta lojtarë kanë ardhur, sepse unë s’jam rracist të them i zi, i kuq, i verdhë, i ka mbajtur afër dhe ata kanë dhënë më shumë te ekipi. Unë nuk shoh rracizëm në Shqipëri. Po të kishte rracizëm s’do i pranonim. Te Tirana asnjëherë nuk ka pasur, por jo vetëm aty edhe në Shqipëri nuk shoh rracizëm.

Ka shumë talente në Shqipëri. Varet si i përzgjedh dhe kush i përzgjedh. Në përgjithësi ka shumë, shumë talente. Nëse Brazili mbahet për futbollista që luajnë futboll, në krahasim me popullsinë e Brazilit me tonën them që ne jemi më shumë se ata. Por këtu s’ka terrene. Duhen terrene sportive.

Këshilla ime? I flas atyre që punoj si na kanë edukuar ne trajnerët tanë. Për të qenë një futbollist i mirë duhet të bëheni njerëz të mirë. Ky është problem i parë që shoh. Ka talente, e thashë këtë, por llastohen. Të mbyllin gojën, të bëjnë stërvitje, të shohin para e të mos e kenë mendjen mbrapa“, ka deklaruar Agustin Kola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.