VIDEO/ Ndihmoi arbitrin dhe shënoi gol në të njëjtin aksion, momenti që mori vëmendjen e të gjithëve nga Haland

0

Teksa të gjithë dyshuan tek aftësitë e Haaland pas ndeshjes së parë të dobët ndaj Liverpool, norvegjezi po thyen të gjitha rekordet. 22 vjeçari ka shënuar 19 gola në 12 ndeshje, duke mos pasur kundërshtar në renditjen e golashënuesve në Europë. Në Champions League shënoi dopietë, por vëmendjen më te madhe e mori për një rast të veçantë.

Në golin e dytë ai ndihmoi arbitrin  të cilit i ra shkuma që përdor për shënimin e vijave dhe në të njëjtin aksion shënoi golin e dytë personal ndaj Copenhagen. Ky moment u bë menjëherë viral në rrjete sociale dhe mori komente mjaft pozitive nga mbështetësit e Manchester City-t, të cilët duket se kanë gjetur heroin e tyre në skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.