Legjenda e Milanit i jep vlerësim të madh mbrojtësit shqiptar në Serinë A, e cilëson si befasinë më të madhe

Napoli po kalon një moment fantastik sj në kampionat ashtu dhe në Champions League. Aktualisht skuadra e drejtuar nga Spalleti ndodhet në vendin e parë në Seria A dhe në grupet e kompeticionit europian, ku ka grumbulluar 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Në mbrojtje është një lojtar që jep siguri dhe ai është pikërisht Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Kosovës është kthyer në një lider të skuadrës dhe një nga të preferuarit e trajnerit Spalleti. Ish lojtari i Milanit, Costacurta ka thurur elozhe për Rrahmanin në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Napoli është një skuadër perfekte. Ata sulmojnë në të gjitha anët, luajnë mirë me topa të gjatë dhe të shkurtër. Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme se çfarë ekipi ka ndërtuar trajneri Luciano Spalletti. Për mua, dy qendërmbrojtësit Rrahmani e Kim anë befasia më e madhe e këtij Napoli. Ata po luajnë mjaft mirë”, u shpreh Costacurta për “Sky Sport”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online