“Në 30 vitet e karrierës sime, ka ndodhur vetëm me këta dy lojtarë”! Ancelotti zbulon: Pepe në finalen e Champions League dhe Seedorf në Serinë A

Carlo Ancelotti konsiderohet si trajneri më i suksesshëm në histori pasi ishte i vetmi që arriti të fitojë katër herë Champions League, dy herë me Milanin dhe dy herë me Real Madridin. Aktualisht Ancelotti është ulur në stolin e madrilenëve, ku po bën një punë të shkëlqyer, pasi sezonin e kaluar ka fituar La Ligën dhe Champions League.

Mbretërit po bëjnë mirë në të dy frontet edhe këtë sezon, pavarësisht nga kalendari i ngjeshur i ndeshjeve. Ndonëse përballjet luhen praktikisht çdo tre ditë, kjo nuk është shumë e dukshme në rezultatet e Los Blancos.

Reali do të luajë kundër Getafes të shtunën, ndërsa para ndeshjes gazetarët janë interesuar për gjendjen e skuadrës dhe nëse ka lojtarë të lodhur. Gazetarët e pyetën Ancelottin nëse disa nga lojtarët mund të tërhiqen dhe të kursejnë forcat e tyre për Botërorin, e cila është një muaj larg.

“Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Në 30 vitet e karrierës sime, këtë gjë ma kanë kërkuar vetëm dy lojtarë. Pepe në finalen e Champions League dhe Seedorf në Serinë A”, u shpreh Ancelotti sa i përket lodhjes së lojtarëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online