VIDEO/ Ndeshje që jep emocione të forta! Milanit i anullojnë golin në fund, lojtarët e Empolit ishin thjesht spektatorë në fushë

Ka përfunduar mes emocioneve të forta përballja e sotme mes Milanit dhe Empolit. Skuadrat kanë barazuar 0-0 në një ndeshje që u dominua nga fillimi e deri në fund nga kuqezinjtë. Lojtarët e Empolit më tepër i ngjasonin spektatorëve në fushë. Vetëm 2 goditje dhe 30% mbajtje topi për skuadrën toskane.

Ndërkaq, Milani ka qenë në kontroll të plotë të lojës, por në fund i ka munguar goli. Zhiru e çoi topin në rrjetë në fund të kohës së rregullt, por festa e tij u ndal në mes. Arbitri anulloi golin, pasi kishte pasur një prekje me dorë nga sulmuesi francez. Milani merr vetëm një pikë këtë mbrëmje dhe rrezikon ndjeshëm pozitat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online