Përse nuk e kanë shkarkuar asnjëherë? Përgjigja e Guardiolës: Sepse fitoj shumë ndeshje, jo sepse kam flokë më të bukur se të tjerët

Një valë shkarkimesh ka vërshuar në Premier League. Graham Potter-i ishte trajneri i fundit që u largua nga detyra, duke e çuar në 12 numrin e trajnerëve të shkarkuar këtë sezon në elitën e futbollit anglez. Kjo çështje është diskutuar edhe në konferencën e Pep Guardiolës. Ky i fundit qendron prej disa sezonesh radhazi në krye të pankinës së Manchester City-t, çka ka ngjallur kureshtjen e njërit prej gazetarëve t’i shtrojë pyetjen se përse nuk është shkarkuar asnjëherë në karrierën tij. Përgjigja e spanjollit ishte e thjeshtë, sepse i fiton ndeshjet.

“Do të tregoj sekretin. Ne fitojmë ndeshjet. Nëse nuk i fitojmë, atëherë kjo do të thotë që unë do të shkarkohem. Nuk ka sekret për këtë. Nuk është se flokët e mi janë më të bukur se të të tjerëve. Arsyeja pse nuk jam shkarkuar është se kemi fituar shumë ndeshje përgjatë këtyre viteve”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online