VIDEO/ Ndeshje “normale” në Stamboll! I njëjti lojtar realizon dy autogola me kokë për Beshiktashin, “e kthen arbitri”

Ndeshjet në Turqi kanë shpeshherë kronikë të vështirë për t’u përmbledhur në pak rreshta dhe ndodhin histori që nuk janë shumë normale në Europë. Këtë herë duhet të ndalemi te përballja Beshiktash-Ankaragucu që përfundoi në shifrat 2-2.

Vendasit ishin në avantazhin 2-0 falë autogolave të realizuara nga Kulusic. Qendërmbrojtësi kroat ka tundur dy herë rrjetën e tij me kokë duke i surprizuar të gjithë. Më herët Beshiktashi kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë teksa N’Koudou nuk e dërgoi dot topin në rrjetë nga 11-metrat në minutën e 5.

E për të rikthyer baraspeshën e rezultatit ka menduar arbitri me dy penalltitë e akorduar. Në minutën e 65 dhe në të 93, gjyqtari i takimit i ka dhënë mundësinë Ankaragucu që të rikthej baraspeshën me Paintsil që shënoi dy herë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *