FOTOT/ “Një shtëpi” në det! Ibrahimoviç zhytet në luks, i bën dhuratë vetes jahtin luksoz 20 milionë euro

Vitet e gjata në një karrierë të suksesshme i kanë sjellë Zllatan Ibrahimoviçit miliona euro në llogarinë e tij banakre. Sigurisht me shuma të tilla në pronësinë e tij, sulmuesi suedez nuk kursehet aspak kur vjen puna për të rrethuar veten e tij nga luksi. Lojtari 39-vjeçar ka vendosur të përkëdhelë veten, duke i bërë dhuratë një jaht superluksoz që kap vlerën e 20 milionë eurove.

“Një shtëpi” në det, e tillë është Rebeka. 40 metra i gjatë, 3 kate dhe një pishinë nga e cila mund të shohësh detin. Gjithashtu jahti përfshin një palestër, një vend për “barbecue”, si dhe 5 kabina fjetjeje. Asgjë nuk mungon brenda jahtit të ri të Ibrahimoviç, të cilit i mbetet vetëm të shijojë kohën e tij të pushimit i zhytur në luksin që ia ka mundësuar vetes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online