VIDEO/ “Ndeshja shihet më bukur me familjen”, FSHF fton tifozët në “Air Albania”

Ditën e premte e gjithë vëmendja do të kthehet te kryendeshja e kësaj jave në Superiore. Kukësi dhe Tirana, dy ekipe që janë në luftë të hapur për titull, do të masin forcat në stadiumin më të ri të Shqipërisë, në “Air Albania”. Për të dyja skuadrat u bë një kohë e gjatë që kur kanë pësuar humbjen e fundit në kampionat, ndërsa në orën 18:00 të së premtes do të provojnë të marrin më të mirën për të rrugëtuar drejt objektivit të tyre këtë sezon.

Klubet kanë nisur të ftojnë tifozët e tyre në stadium, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Këta të fundit kanë shpërndarë një video ku sjellin në vëmendje ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës. Me pamjet e takimeve të fundit mes tyre dhe ato të impiantit të “Air Albania” FSHF fton të gjithë sportdashësit, që së bashku me familjet e tyre, të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të shijuar emocionet që lojtarët do të dhurojnë në fushën e lojës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online