“Air Albania” e gjitha për Superioren, Bylisi shkel për herë të parë në fundjavë

“Air Albania” do të hapë dyert për Superioren këtë fundjavë. Pas takimit ndeshjes më të rëndësishme të javës së 23-të të kampionatit shqiptar, mes Kukësit dhe Tiranës ditën e premte, një ditë më vonë në fushën e impiantit më modern në Shqipëri do të zbresin edhe Partizani me Bylisin. Duke parë edhe vështirësinë dhe rëndësinë që kjo ndeshje mbart, klubi kryeqytetas ka vendosur të lërë “Selman Stërmasin” për të zhvilluar takimin në “Air Albania Stadium”, ku atmosfera padyshim që pritet të jetë më e zjarrtë.

Një ndeshje kjo delikate për të dyja skuadrat. “Demat e kuq” kërkojnë me patjetër fitoren për të konfirmuar se formën e mirë që po gëzojnë javët e fundit në kampionat si dhe për të përfituar nga pëballja Kukësi-Tirana për të shkurtuar diferencat në renditje. Ndërkohë në anën tjetër Bylisi është lar atij të dy fazave të para dhe ky mund të jetë momenti i kthesës për ta. Mallakastriotët do të kenë mundësi të shkelin për herë të parë në “Air Albania”, ndërsa Partizani është më i familjarizuar me këtë stadium, teksa ka luajtur edhe më parë aty./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online