Trajneri Setien thërret në mëngjesin e sotëm Rei Manajn, luan shansin e fundit te Barcelona A

Barcelona është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës, atje ku do të përballet ndaj Eibarit. Një ndeshje që duhet fituar nga katalanasit, pasi janë vetëm një pikë larg Realit të Madridit që kryeson aktualisht La Ligan.

Në mëngjesin e sotëm trajneri Setien ka thirrur Rei Manajn për t’u stërvitur me ekipin e parë. Futbollisti shqiptar nuk është stërvitur në ditën e djeshme me yjet e Barcelonës, ndërsa u morën vetëm Araujo, Monchu, Riqui Pig dhe Ansu Fati nga ekipi i dytë.

Lista është shtuar në ditën e sotme me Akiemen, Saverion dhe Manajn, që kanë qenë nën urdhërat e Setien. Ky është shansi i fundit i Rei Manajt, për të provuar mundësitë e veta dhe për të debutuar me fanellën e parë të Barcelonës. Në orët në vazhdim pritet që të zyrtarizohet sulmues danez Braithëate nga Leganes, por do e këtë të vështirë që të jetë i gatshëm kundër Eibar. Për këtë arsye, Manaj duhet të tregojë të gjitha vlerat e tij, pasi puna do të vështirësohet edhe më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online