VIDEO/ Ndeshja për Milanin mbaron me kartonin e kuq, Suarez bën dramën dhe “i vjedh“ fitoren në frymën e fundit

Milani duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë në Champions League. Kuqezinjtë i shkuan pranë triumfit mbrëmjen e sotme, por të luajturit me një lojtar më pak që nga minuta e 29 ia bëri të pamundur një gjë të tillë. Rafael Leao zhbllokoi shifrat në minutën e 20 të takimit dhe me Milanin që po diktonte lojën dukej se fitorja nuk do të ishte një problem për të besuarit e Piolit.

Por ndeshja për “djajtë” përfundon me kartonin e kuq të marrë nga Kessie. Që nga ai moment Milani është detyruar të luajë i tërhequr, duke ia lënë topin në zotërim Atletikos së Madridit. Këta të fundit vuajtën disi për të thyer prapavijën kuqezi, por në fund ia dolën me anë të Griezmann-it në minutën e 84-t. E si për të mos mjaftuar me kaq, në minutën e 7 të kohës shtesë, është Luis Suarez ai që “i vjedh” fitoren dhe sjell dramën për Milanin në “San Siro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ZorroeI/status/1442957044378570752

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online