VIDEO/ Ndërroni kanal! Tirana vjen me super video për Superioren, ngacmon me golat ndaj Partizanit

0

Superiorja bëhet gati për të nisur javën e parë të kampionatit, teksa do të zhvillohen në mesjavë edhe përballjet e para. Bojkotit i ka ardhur fundi pas mbledhjes që ka bërë Liga Profesioniste gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë Tirana ka publikuar një video shumë interesante pak minuta më parë. Atje shfaqen disa tifozë që ndërrojnë kanalin për të hequr dorë nga filmat dhe kohën e tyre të lirë e mbushin duke parë ndeshjet.

Jemi ende në kohën e pandemisë dhe tifozët nuk lejohen në stadiume. Gjithashtu edhe një ngacmimi i vogël nga ana e bardhebluve pasi në golat e treguar janë ato që shënohen në derbin ndaj Partizanit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.