“Bojkoti e ka dhënë efektin”, flet Armand Duka: Jemi në rrugë të mbarë, kthehemi të dielën

Armand Duka ka folur pas mbledhjes që është bërë nga ana e Ligës Profesioniste e cila vendosi për kthimin e Superiores në mesjavë. Të mërkurën do të luhet java e parë, por futbolli do të rikthehet që në fundjavë me Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i FSHF-së, në një prononcim për mediat ka deklaruar se bojkoti e ka dhënë efektin e tij. Megjithatë nuk mund të vazhdohej më gjatë për arsyen se ndikon negativisht te lojtarët dhe njëkohësisht tifozët, që nuk mund të presin më gjatë pa futboll.

“Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve.

E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turni i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që të mërkurën fillon kampionatin. Bojkoti dha efekt. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online