Të gjithë presin me padurim ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”, që do të jetë edhe shtëpia e re e kombëtares shqiptare. Një stadium modern, ku synohet madje të luhet edhe finalja e Superkupës së Europës. Gjithsesi duhet pritur njëherë të përfundojnë punimet.
Qershori është parashikuar si periudha kur ai do të jetë gati, por shanset janë të pakta që punimet të përfundojnë në kohë. Një ditë më parë u raportua se ishin ndërprerë edhe punimet, për shkak se para ditësh një prej punëtorëve vdiq pasi ra nga një lartësi dhe thuhej se kanë nisur hetimet.
Hetimet edhe mund të kenë nisur, por punimet vijojnë normalisht dhe kjo shihet qartë edhe në videot që SportEkspres.com ju servir.