Mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa prej takimeve të fazës së 1/16-ve të “Copa Libertadores”. Skuadra më të mira të Amerikës së Jugut përplasën brirët në duele, ku si çdo vit nuk munguan momentet e tensionit.
Një ndër ndeshjet më të tensionuara ishte ajo midis Palmerias dhe argjentinasve të Godoi Kruz. Sikur të mos mjaftonte rivaliteti Brazil – Argjentinë, takimi i parë kishte përfunduar 0 – 0 dhe kualifikimi ishte i hapur për të dyja skuadrat.
Në fund kampionët e Brazilit ia dolën të çanin mbrojtjen e argjentinasve, duke shënuar 4 gola gjatë pjesës së dytë. Eliminimi i sigurt nuk u përjetua mirë nga mesfushori Agustin Mazur, i cili kreu një ndërhyrje që do ishte e denjë edhe për kafazet e “UFC” dhe jo për një fushë futbollit. Natyrisht, arbitri bëri detyrën dhe kartoni i kuq nuk u kursye.