VIDEO/ Napoli ndal vrullin e Interit në kampionat, Milani ka shansin të afrohet me zikaltrit

Seria e gjatë e fitoreve të Interit në kampionat përfundoi mbrëmjen e sotme. Napoli ndali në “San Siro” vrullin e zikaltërve. Ndeshja mes tyre ka përfunduar me rezultatin 1-1. Të parët që shënuan ishin zikaltrit. Darmiani i dha avantazhin Interit në minutën e 43-të, duke e dërguar skuadënr në epërsi në dhoën e zhveshjes. Por Napoli u kundërpërgjigj në minutën e 81-të.

Huan Jezusi u la i pambuluar në zonën kundërshtare, duke e shtyrë topin me kokë në rrjetë. Në fund ekipet u larguan nga stadiumi me një barazim 1-1, i cili i shkon në favor Milanit. Tashmë diferencat mes  tyre dhe Interit janë shkurtuar në 14 pikë, duke i dhënë mundësinë Milanit të afrohet edhe më tepër me kryesuesit e Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/