Barcelona mposht pastër Atletikon e Madridit, i shpall luftë Realit për titullin në La Liga

Barcelona i shpall luftë Realit të Madridit për titullin kampion në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur sot Atletikon e Madridit me rezultatin e pastër 0-3. Zhoao Feliksi zhbllokoi rezultatin e takimit në minutën e 38 të takimit, ndërsa në të 47-n Robert Levandovski dyfishoi shifrat.

Më pas ishte Fermin Lopezi ai që e vulosi përfundimisht historinë e këtij takimi. Në minutën e 65 ai shënoi golin e tretë të ndeshjes, çka i solli fitoren Barcelonës. Tashmë katalanasit ngjiten në vendin e dytë të renditjes, me 8 pikë më pak se Reali kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/