Myrto Uzuni është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Sulmuesi beratas ka qenë perfekt nga goditja e dënimit, nga ku e ndal topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë portierit kundërshtar të reagojë. Goli erdhi në minutën e 81-të, duke shpëtuar kështu Ferencvaroshin nga humbja.
Përballja me Pushkash Akademi ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe ekipet kanë dalë me nga një pikë nga fusha e blertë. Uzuni vijon kështu të ruajë formën e tij të shkëlqyer në një sezon që duket se do të flasë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/