Po del nga gara? Juventusi është më afër titullit në Seria A, Pirlo i bindur: Kështu fitohet Skudeto

Juventusi është duke hasur shumë vështirësi në këtë sezon pasi ka një konkurrencë të madhe për Skudeton. Milani dhe Interi do të jenë aty për t’i hapur telashe bardhezinjëve, ndërsa ekipe si Lacio, Roma dhe Atalanta janë gjithmonë pengesë e fortë. Nëse fitorja e fundit që Interi mori kundër Juventusit, për shumëkënd është komentuar si një largim më i madh i kampionëve aktual të Italisë nga vendi i parë, trajneri Pirlo është shumë i qetë.

Ky i fundit e di sesi fitohet Skudeto dhe mendon se bardhezinjtë po ecin drejt kësaj rruge. Arsyeja? E thjeshtë! “Ne jemi një nga mbrojtjet më të mira në kampionat. Ka ende kohë dhe ndeshje për t’u zhvilluar, do të jetë e vështirë, por zakonisht Skudeton e fitojnë ato skuadra që kanë mbrojtjen më të mirë”, është shprehur Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online