VIDEO/ Myrto Uzuni në versionin Gareth Bale, Granada mahnitet me driblimin e lojtarit shqiptar

Myrto Uzuni ka një meritë të veçantë në suksesin e Granadës këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me golat dhe asistet e tij, duke fituar zemrat i tifozëve dhe të klubit spanjoll. Beratasi është një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtësit kundërshtar, pasi di si të ç’ekuilibrojë balancat edhe me driblimet e tij.

Uzuni është shfaqur në versionin Gareth Bale në përballjen e fundit në La Liga 2. Driblimi i tij të kujton atë të uellsianit në “klasiken” ndaj ndaj Barcelonës. Uzuni leshon topin përpara dhe me një shpejtësi për t’u admiruar kalon lehtësisht kundërshtarin. Kalimi i tij ka mahnitur edhe Granadën, që e ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online