Vendoset përfundimisht/ Ja në çfarë vazo gjendet Shqipëria për kualifikueset e Europianit, këtë herë ka një çudi të madhe

Shqipëria humbi mundësinë për t’ia lehtësuar punën vetes për kualifikimin në Europian nëpërmjet Ligë së Kombeve. Mbi të gjitha, nëse kuqezinjtë do të mbanin vendin e parë, atëherë do të shkonin për herë të parë në histori në vazon e dytë në kualifikuese.

Por zyrtarisht Shqipëria do të jetë në vazon e tretë, që gjithsesi është rezultat fantastik për ne nisur nga e kaluara. E gjitha kjo pasi UEFA po i ndan vazot tani në bazë të Ligës së Kombeve dhe jo renditjes së përgjithshme.

Çudia në këtë rast është fakti se vazo e parë mund të konsiderohet në të njëjtin nivel me vazon e dytë, në mos më pak e fortë. Kjo pasi në vazon e parë gjenden këto Kombëtare: “Belgjika, Danimarka, Hungaria, Polonia”. Kësaj liste do t’i bashkohet humbësi i ndeshjes Portugali-Spanjë dhe fituesi i çiftit Çeki-Zvicër.

Ndërkohë vazo e dytë, që duhej të ishte më pak në cilësi, në fakt ka pesha më të rënda. Austri, Angli, France, Uells, Bosnje Hercegovin, Izrael dhe Uells ndodhen në vazon e dytë. Kësaj liste do t’i bashkohet edhe fituesi i takimit Serbi-Norvegji.

Sigurisht që kjo është një renditje provizore me Kombëtaret që e kanë të ndarë deri tani se ku do të shkojnë për kualifikueset e Europianit, por ajo që është më e sigurt, është fakti se Shqipëria nuk mund të luajë me të njëjtët rivalë që gjendet në vazon e tretë si: “Armeni, Islandë, Rumani, Suedi, Slloveni, Irland, Mali i Zi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online