VIDEO/ Muriqi i vërtetë është lënë në Turqi! Përplas shishen dhe e tepron me fjalët, sulmuesi nuk po e shpërblen Igli Taren

Vedat Muriqi po rezulton si dështim i vërtetë te Lacio. Pavarësisht besimit të madh që i është dhënë nga Igli Tare, sulmuesi shqiptar nuk po ia shpërblen besimin. Trajneri Inzagi i besoi si titullar në përballjen kundër Parmës, por paraqitja e tij ishte gjithçka përveçse pozitive.

Gjithashtu edhe në vlerësimin e mediave italiane rezulton si lojtari më i dobët: “Përkundër ndeshjes jo të mirë që zhvilloi Lacio, Muriqi ka tre mundësi të arta, i gabon që të treja. Është në gjendje të keqe. Një tjetër ndeshje e gabuar e shqiptarit”, shkruhet në vlerësim.

Pasi trajneri Inzagi e largoi nga fusha e lojës duke zgjedhur që ta zëvendësojë, gazetarët kanë raportuar se Muriqi fluturoi shishen e ujit dhe ka lëshuar fjalë të tepërta. Padyshim që Vedati i vërtetë që u shndërrua në “makinerinë e golave” është lënë ende në Turqi. Futbollisti aktual nuk ka asnjë lidhje me lojtarin që luante te Fenerbace, veçse pamjes fizike dhe emrit që mban në fanellë. Versioni më i keqes i vetes! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online