Lacio ka barazuar 0-0 me Torinon në një ndeshje që prodhoi aq shumë polemika. Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe Vedat Muriqi, të cilin këtë herë e ka braktisur fati dhe sistemi VAR. Fillimisht sulmuesi shqiptar do të fitonte një duel ajror, nga ku do të dhuronte një asist për imobilen. Por arbitri vendos ta quajë golin të parregullt pasi sipas tij kishim të bënim me një faull të italianit në dëm të mbrojtësit kundërshtar.
Por përpos kësaj, Muriqi do të kthehet përsëri në qendër të vëmendjes edhe në dy raste të tjera. Pas një krosimi në zonë “pirati” fluturon për të goditur topin me kokë, por rrëzohet në zonë dhe pretendon për një shtytje nga Ansaldi që gjendej pas. Gjyqtari nuk ndante të njëjtin mendim me shtatlartin dardan dhe lë lojën të vazhdojë. Ashtu sikurse do të bënte sërish në një rast që ishte edhe më flagrant.
Mbrojtësi kundërshtar vendos dukshëm duart mbi kokën e Muriqit, duke e detyruar këtë të fundit të rrëzohet në zonë, por edhe këtë herë VAR-i dhe arbitri kryesor i takimit braktisin sulmuesin shqiptar. Një penallti që opinioni sportiv në Itali e ka konsideruar të pastër, e që në fund mund të vendoste fatin e sezonit për Torinon, që në rast goli do t’i thoshte lamtumirë Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ma nooo! Mica era rigore! E #Marchegiani davanti a 'sto replay "non so che dire, in fondo uno lo avevano sbajato". E quindi? In che mani sta er calcio italico. Ahahahahaha. Che schifo. #Cairo #LazioTorino pic.twitter.com/KyH3hqOmEf
— ANFAMEEE (@ANFAMEEE) May 18, 2021