Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e sotme mes Napolit dhe Romës. Murinjon e ka tradhëtuar mbrojtja që në minutat e para të takimit, teksa Ibanez shkakton penallti në të 11-n. Insigne qendron përballë portierit dhe e dërgon topin saktësisht në rrjetë.
Ndërkohë Roma ka barazuar në minutat shtesë. Pas disa kombinimeve. Tammy Abraham lë topin pas me thembër për El Shaarawy-n, i cili vulos rezultatin përfundimtar të sfidës. Napoli humb terren në garën për titull, duke qenë tashmë 4 pikë pas Interit të vendit të parë. Titullar nga minuta e parë në këtë duel ka qenë Amir Rrahmani, ndërsa Marash Kumbulla e ndjekur lojën nga stoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/