VIDEO/ Mund t’i jepte ekipit fitoren, Rei Manaj hedh poshtë pasimin mjeshtëror dhe gabon pak metra larg portës

Rei Manaj zbirti sot për herë të parë si titullar në fushën e lojës me fanellën e Uatfordit. Goli i shënuar pak ditë më parë i dha sulmuesit shqiptar shansin e shumëpritur. Uetfordi nuk shkoi më larg se një barazim 0-0 kundër Prestonit, megjithëse fati i takimit mund të kishte shkuar ndryshe.

Rei Manaj mund t’i kishte dhënë fitoren skuadrës së tij. Në minutën e 70 një pasim mjeshtëror e dërgon topin brenda zonës së rreptësisë, ku gjendej i vetëm 25-vjeçari. I gjendur vetëm pak metra larg portës, Manaj rrotullohet dhe provon goditjen në një kohë kur topi ishte ende në ajër. Por gjuajtja e tij është për t’u harruar, teksa topi shkon larg portës kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online