Rei Manaj zbirti sot për herë të parë si titullar në fushën e lojës me fanellën e Uatfordit. Goli i shënuar pak ditë më parë i dha sulmuesit shqiptar shansin e shumëpritur. Uetfordi nuk shkoi më larg se një barazim 0-0 kundër Prestonit, megjithëse fati i takimit mund të kishte shkuar ndryshe.
Rei Manaj mund t’i kishte dhënë fitoren skuadrës së tij. Në minutën e 70 një pasim mjeshtëror e dërgon topin brenda zonës së rreptësisë, ku gjendej i vetëm 25-vjeçari. I gjendur vetëm pak metra larg portës, Manaj rrotullohet dhe provon goditjen në një kohë kur topi ishte ende në ajër. Por gjuajtja e tij është për t’u harruar, teksa topi shkon larg portës kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#watfordfc At least we’ve got Asprilla ???? pic.twitter.com/tl6tBASkv9
— . (@AiK1207) August 20, 2022