VIDEO/ Mourinho përmbush “hakmarrjen” e ëmbël ndaj Bodo/Glimtit, Roma mbërrin në gjysmëfinale të Conference League

Pas përfundimit të fazës cerek finale në të gjitha kompeticionet e Uefa-s vihet re niveli i ulët i Serisë A. Roma është i vetmi ekip që do të përfaqësojë Italinë në garat e Uefa-s. Pas fitores ndaj Bodo/Glimt, Roma ka siguruar bileten për në fazën gjysmë finale të Conference League.

Ndeshja në “Olimpico” u dominua menjëherë nga vendasit të cilën e fituan me rezultatin 4-0. Tammy Abraham gjeti golin që në minutën e pestë, ndërsa për pjesën e mbetur të golave mendon Nicolo Zaniolo. Mesfushori i verdhekuqve ka shënuar në minutën e 23-të, 29 dhe të 49.

Roma përmbush kështu “hakmarrjen” ndaj ekipit norvegjez, të cilët për të mos mjaftuar humbja më turpëruese në historinë e Mourinho-s, patën edhe një shpërthim nervash një javë më parë, ku trajneri i Bodos u përfshi në një konflikt fizik me pjesëtarin e stafit të klubit italian.. Në fazën gjysmë finale Roma do të perballet me anglezët e Leicester City./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *