Moise Kean është kthyer në heroin e PSG-së mbrëmjen e sotme. Transferta kundër Istanbul Bashaksehirit nuk rezultoi e lehtë për kampionët e Francës. Skuadra turke ka luajtur si e barabartë në fushën e lojës, megjithëse përballë portierit ishin parisienët ata që janë treguar më të saktë.
Ish-sulmuesi i Juventusit ka qenë shpëtimtari i PSG-së në ndeshjen e sotme, duke i dhuruar fitoren me shifrat 0-2 skuadrës së tij. “Mos prisni shumë prej tij“, kështu do të shprehej Tuchel pas dopietës së Kean në kampionat. Por 20-vjeçari i ka hedhur poshtë fjalët e trajnerit, duke shkëlqyer sërish me një tjetër dopietë në fushë. Kean po përshtatet mjaft mirë me PSG-në dhe ndoshta është ekipi i duhur për të parë shpërthimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Apareció Moise Kean que abre el marcador sin saltar tras un centro perfecto de Kylian Mbappé. ???
Istanbul 0-1 PSG#ChampionsLeague #UCL https://t.co/ZuDsLnj6Kh
— Solo Fútbol Goles ?? (@SoloFGoles10) October 28, 2020
https://twitter.com/enaz_ahamed/status/1321536942199033856